VMRO-DPMNE akuzon Kryetarin e Qytetit të Shkupit për shitjen e “Shtëpisë së qytetit”. Irena Popova keshilltare e VMRO-së në Qytetin e Shkupit thotë se problemi nuk është se “shtëpia e qytetit” është lënë në harresë, por se siç thotë, ka dyshime se Shilegov është zhytur në provizione dhe krime.
“Ndërtesa pas meje është larg vetëm qindra metra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dhe 400 metra nga sheshi “Maqedonia”. Që do të thotë se problem nuk është largësia por ajo që Shilegov dyshohet për provizione dhe krim. Pyes publikisht a është e saktë se blerësi i ri i Shtëpisë së Qytetit dihet paraprakisht? Koha do të dëshmojë a janë të vërteta pohimet se Shilegov tashmë ka bërë bombona biznes me një kompani të huaj”, thoë Irena Popova.
