Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,5 ballë sot e ka goditur pjesën lindore të Indonezisë, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së, raporton TV21.
Epiqendra e tërmetit është 37 kilometra në verilindje të qytetit Ambon në provincën Maluku, në thellësi prej 29 kilometrave.
Tash për tash nuk ka të dhëna për viktima eventuale apo dëme, as nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
