Rahiq: Jovanovski i pari erdhi i pari u shërbye

TË FUNDIT

Katica Janeva nuk është në repartin e Hagës në Shutkë. Aty është Bojan Jovanovski, kjo për shkak se ai është sjellë i pari në burg – thotë drejtori i burgut të Shutkës Esad Rahiq.

“Ato janë spekulime. Prokurorja speciale nuk është në repartin e Hagës. Ka më shumë blloqe, ndërsa reparti i Hagës është, të themi, më i izoluar. Z. Jovanovski është atje për shkak se erdhi i pari. Të themi “i pari erdhi, i pari u shërbye”. Zonja Katica erdhi më vonë dhe e vendosëm në pjesën tjetër”, deklaroi Esad Rahiq, drejtor i burgut të Shutkës.