MITSOTAKIS ME MBËSHTETJE PËR INTEGRIMET EVROPIANE TË MAQEDONISË

TË FUNDIT

Pasdite në Nju Jork, kryeministri Zaev, është takuar me kryeministrin Grek Kirijakos Micotakis, për herë të parë zyrtarisht pas ardhjes së Micotakis në pushtet. Mitsotakis i tha Zaevit se zbatimi i vazhdueshëm dhe në kohë i Marrëveshjes së Prespës është thelbësore për promovimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e një perspektive evropiane për Maqedoninë. Në takim, Micotakis i ka thënë Zaev-it se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, është kyçe për avancimin e raporteve dhe për sigurimin e perspektivës  evropiane për Maqedoninë.  Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i investimeve direkte janë në interes të qytetarëve dyja vendeve.