Me autorizim të prokurorit shtetëror Lubomir Joveski, prokurorja Lile Stefanova do të vazhdojë të përfaqësojë lëndët “Titanik”, “Trajaktorja” dhe “Magjar Telekom”, raporton TV21.
Para Stefanovës, pesë ish-prokurorë të speciales morën autorizim nga prokurori shtetëror Lubomir Joveski për të përfaqësuara lëndët të cilët i kanë punuar deri më tani.
Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevki vazhdojnë të përfaqësojnë lëndën “Monstra” ndërsa Lençe Ristoska lëndën “Talir 2”.
Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska përsëri do të përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe “Total”.
