I dyshuara i parë për rastin “Reket” Bojan Jovanovski-Boki 13 i cili gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës, sot do të merret në pyetje në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, raporton TV21.
Bojan Jovanovski-Boki 13 më 15 korrik 2019 merret në pyetje në Prokurori për rastin “Reket”, Boki 13 doli para Gjykatës dhe me kërkesë të Prokurorisë Publike iu caktua masa e paraburgimit.
Për rastin “Reket” kjo është deklarata e dytë e Boki 13.
Në rastin “Reket” i dyshuari i dytë është Zoran Milevski-Kiçeec dhe e dyshuara e tretë është ish-kryeshefja e Speciales, Katica Janeva të cilët ndodhen në paraburgim.
Ndërkaq për rastin “Reket” në Prokurori dëshmuan biznesmenët Zoran Azmanov dhe Siljan Micevski, deputetët Aleksandar Kiracovski dhe Frosina Remenski si dhe kryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare, Agapi Dika.
