Vendosja e barikadave nga kompania “Mason Inzhiniering” e cila po kryen punimet për rikonstruimin e “Bit Pazarit”, ka rezultuar me dhjetëra fidanë të prerë e disa të tjerë të tharë. TV21 u drejtua në zyrat e kompanisë për t’i pyetur për arsyen e prerjes së drunjve.
“Erdhëm edhe në zyrat e “Mason Inzhiniering”, kompani e cila e ka fituar tenderin për ndërtimin e “Bit Pazarit”, për t’i pyetur se pse i kanë prerë këto fidanë të rinj. Por edhe pse në zyrat e tyre shënon se orari i punës është deri në orën 16:00, për momentin në zyra nuk është askush”, Mevludin Imeri, gazetar.
TV21 adresoi pyetje edhe tek Ndërrmarja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” për t’i pyetur se nëse ata kanë informacione për këtë. Por nga atje përgjigjen e dhanë shumë shkurt, pa treguar ndonjë detaj.
“Ju informojmë se ne si ndërmarrje nuk kemi pasur aksion për prerjen e drunjve në “Bit Pazar”, thonë nga N.P “Parqe dhe Gjelbërime”.
Edhe pse i pritëm tre ditë nga Qyteti i Shkupit nuk na treguan se a kanë ndonjë informatë se kush dhe pse i ka prerë këto fidanë.
Pasi kompania përgjegjëse ishte e mbyllur dhe nga N.P “Parqe dhe Gjelbërime”, thonë se nuk i kanë prerë, deri më tani nuk dihet se kush i ka prerë fidanët. TV21 këtë problematikë do ta trajtoj edhe ditëve në vijim. Ndryshe jeta e këtyre fidanëve ka qenë shumë e shkurtër, sepse të njëtit u mbollën në një aksion nga ana e Qytetit të Shkupit dhe Komuna e Çairit në dhjetor të 2018-tës.
