Ndonëse 62 vjeçare, “Dona Zhura” sfidon 30 vjeçaret

TË FUNDIT

“Dona Zhura” shfaqet tërheqëse në pozat me bikini

Ajo është ndër aktoret, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar nga seriali “O’Clone”. Me rolin e “Dona Zhurës”, ajo ka arritur që të bëjë shumë njerëz të qeshin me humorin e saj.

Edhe pse në serial ka pasur kilogramë më shumë se që duhej, me kalimin e viteve aktorja Solange Couto ka bërë transformim të pabesueshëm në pamje. Ndonëse ka 62 vjet, në bazë të pamjes, aktorja duket shumë më e re në moshë, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet nga imazhet e shumta që Couto publikon në instagram për 200 mijë ndjekësit e saj.

Sot, aktorja e njohur publikoi disa pamje, në të cilat duket në formë të mirë fizike, teksa shihet mjaft tërheqëse pranë bashkëshortit të saj, edhe pse videot duket se janë realizuar më parë.

 

View this post on Instagram

 

#TBT do ensaio com  com meu marido. #comemoracao9anosdecasados #2018 @jamerson_andrade

A post shared by Solange Couto (@solangecouto) on Sep 19, 2019 at 5:42am PDT

”O’ Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media

.