Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili ndodhet për vizitë pune në SHBA, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se për të dëshmuar luftën kundër korrupsionit kemi propozuar procesin e vetingut, raporton TV21.
Ai shton se vetingu është i patjetërsueshëm edhe në politikë edhe në drejtësi.
“Është i patjetërsueshëm të ndodh vetingu edhe në politikë edhe në drejtësi, shihni skandalet, shihni edhe lajmet e rreme të cilët po zhvillohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe patjetër duhet të kemi institucionalizim të pastërtisë së figurave të personave të cilët pretendojnë ti shërbejnë qytetarit dhe jo qytetari t’ju shërben atyre”, tha Grubi në intervistë për Zërin e Amerikës.
