Mitrovski: Janeva i dorëzoi lëndët në PP për arsye personale

TË FUNDIT

Në emisionin “10 Minuta” në TV21, avokati Janaki Mitrovski theksoi se Katica Janeva lëndët i ka dorëzuar në Prokurorinë Publike për arsye personale. Ai shtoi se paraburgimi i Janevës është shqiptaur për shkak të rrezikut nga arratisja.

“Ka shumë arsye pse Katica e nënshkroi këtë letër famoze, me të cilën e autorizon Prokurorinë shtetërore për t’i marrë lëndët. Me këtë dy nga tre bazat me të cilat është caktuar masa për paraburgim dështojnë. Megjithatë duhet kuptuar se bie poshtë shansi që ajo ta përsërisë veprën, për shkak se ndikimi ndaj dëshmitarëve jo çdo herë është lidhur me vendin e punës, ndërsa paraburgimi është shqiptuar për shkak të rrezikut nga arratisja”, deklaroi avokati Janaki Mitrovski.