Çifti po bëhet gati për martesë
Çifti po bëhet gati për martesë
Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai planifikon të martohet me të dashurën e tij Georgina Rodríguez, transmeton rtv21.tv.
Futbollisti, 34 vjeçar, dhe ish-ndihmësja e dyqaneve, 25 vjeçare, Georgina janë të lidhur që nga viti 2016 dhe duket se ai është shumë i sigurt në lidhjen e tij pasi e bëri një premtim të guximshëm – për të cilin ai ka thënë se një ditë do të martohet me të dhe se ajo është ëndrra e nënës së tij Maria Dolores dos Santos Aveiro.
Georgina është ë komoduar mjaft mire në jetën e saj me Cristianon dhe fëmijët e tij Cristiano Jr, binjakët dy vjeçar Eva dhe Mateo, dhe Alana, 22 muaj.
‘Kështu, një ditë. Pse jo? Është e shkëlqyeshme. Ajo është shoqja ime. Kemi biseda. Unë hap zemrën për të dhe ajo hap zemrën për mua’, ka thënë Ronaldo.
Duke marrë parasysh profesionin e Ronaldos, Georgina thotë se nuk është e lehtë të jesh në një marrëdhënie me dikë aq të famshëm sa ai – por prapë ajo nuk do të ndryshonte asgjë.
Ish-asistentja e dyqanit tashmë e nëna e fëmijës së tij, rrëfeu se ishte dashuri në shikim të parë. Ajo atëkohë punonte në një dyqan Gucci në Spanjë ndërsa thotë se “ Bisedonim në një atmosferë të qetë, jashtë mjedisit tim të punës. Ishte dashuri në shikim të parë për të dy”, ka thënë 25 vjeçarja.
Siç po shihet së shpejti do të kemi një dasmë nga ana e çiftit./21Media
