Kërçovë, skamnori bëhet me shtëpi të re

TË FUNDIT

“Si bashkësi lokale kemi vendosur t’u ndihmojmë pasi që jetojnë në kushte të këqija. Nuk duam publikisht të tregojmë për cilën familje bëhet fjalë, por kemi grumbulluar para nga banorët e fshatit. Secili ka dhënë aq sa ka menduar, por pjesa më e madhe e mjeteve janë mbledhur nga mërgimtarët e fshatit tonë. Kanë ndihmuar edhe shumë njerëz tjerë humanë dhe kompani nga Kërçova dhe rajoni i Kërçovës. Shtëpia do të ketë tre dhoma, kuzhinë dhe tualet. Donacionet vijnë gati çdo ditë”, tha Qamil Rushiti nga udhëheqësia e bashkësisë lokale. Rushiti shpreson se para dimrit do të arrijë të zhvendoset kjo familje në shtëpinë e re.