Pas dy javëve pushim, skuadra e Shkupit të shtunën i rikthehet kampionatit me ndeshjen kundër FK Sileksit të vlefshme për xhiron e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Pas katër xhirove të luajtura në sezonin e ri, ‘bardheblutë’ kanë regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa të shtunën ndaj ekipit nga Kratova pretendonë të marrim fitoren e dytë në kampanjen e ri.
Atmosfera në klubin nga Çairi vazhdon të jetë pozitive edhe përkundër faktit që u ndryshuan trajnerët. U largua Umit Karan dhe u emërua, Bulent Akin.
Ky i fundit kishte rastin që të njoftohet me skuadrën, ndërsa ka pasur mundësi të provojë të gjithë të përzgjedhurit e tij në dy ndeshjet kontrolluese ndaj KF Besës dhe Al Bataeh, ku në të dyjat FC Shkupi triumfoi.
Ndërkohë, kur jemi një ditë para sfidës me KF Sileksin, ekipi ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura dhe dëshiron që të rinisë kampionatin me fitore dhe tri pikë të reja.
“Presim që të jetë ndeshje e vështirë, ne do të kërkojmë tri pikë. Kishim në dispozicion dy javë për tu përgatitur për këtë ndeshje, luajtëm edhe dy takime kontrolluese dhe mendojë që edhe përkrah asaj që do të jetë e vështirë, ne do të bëjmë gjithçka për t’i gëzuar tifozët tanë, do të japim maksimumin dhe të shohim se si do të përfundojë”, tha për kanalin zyrtar të klubit, Filip Stojanovski.
Për ndeshjen me KF Sileksin, rikthehet të luajë në takim zyrtar Besar Iseni që mungoi në dy muajt e fundit për shkak lëndimit nga përgatitjet në Turqi, ndërsa hendikep për këtë sfidë trajneri Akin do të ketë sulmuesin Marin Jurinën që është pezulluar për dy ndeshje dhe të riun Xhemail Esatin që nuk do të mund të jetë në kombinim për shkak virozës.
Takimi FC Shkupi-KF Sileksi do të luhet të shtunën (14.09.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.
