Tetë gola u shënuan në ndeshjen Angli-Kosovë
Tetë gola u shënuan në ndeshjen Angli-Kosovë
Kombëtarja e Kosovës sonte shënoi humbje nga kombëtarja e Anglisë me rezultat 5-3, shkruan rtv21.tv
Kosovarët shumë mirë e filluan ndeshjen, duke kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me golin e Valon Berishës në minutën e parë të ndeshjes. Pak minuta pas kalimit të epërsisë nga Kosova, Anglia shënoi golin e barazimit. Raheem Sterling shënoi për Anglinë në minutën e 8-të.
Ndërsa, Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 19-të, ndërsa trefishimi i epërsisë ndaj Kosovës u bë me autogolin e Mërgim Vojvdës, në minutën e 38-të.
Ndërkohë, në minutat e fundit të pjesës së parë, Anglia shënoi edhe dy gola të shpejtë ndaj Kosovës. Jadon Sancho shënoi dy golat e fundit, njërën në minutën e 44-të dhe tjetrën në minutën e 45-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5:1.
Ndërsa, pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës e nisi mbarë, duke shënuar dy gola në pak minuta.
Golin e dytë për Kosovën e shënoi përsëri autori i golit të parë, Valon Berisha në minutën e 49-të të ndeshjes. Ndërkaq, nga zona e penalltisë, në minutën e 55-të shënoi Vedat Muriqi, për rezultatin 5-3.
Në minutën e 65-të të takimit, Harry Kane dështoi të shënoi penallti ndaj Kosovës, pasiqë topin e mbrojti mjaft mirë portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi.
Pjesa e dytë përfundoi me rezultat 5-3. Gjatë ndeshjes Angli-Kosovë, pesë lojtarë të Kosovës u ndëshkuan me kartona të verdhë, Besar Halimi, Leart Paqarada, Fidan Aliti, Valon Berisha dhe Anel Raskaj.
Përveç ndeshjes së sontme, Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka pasur asnjë humbje./21Media
