Pengesa është çështje perceptimi

TË FUNDIT

Zhivko, Mario, Gjorge, Zllatko, Dragan, janë kamarierët dhe baristët e një lokalit më të veçantë të Shkupit. Edhe stafi i lokalit është shumë i veçantë. Për shembull Zhivko është kamarier por në të ardhmen dëshiron të bëhet barist, të bëjë kafe dhe koktej për klientët. Zhivko na tregoi shkurt për një ditë të zakonshme në punë.

“Marrëdhëniet me kolegët në punë i kam shumë mirë. Shoqërohem me Stefanin dhe unë e thërras Steki dhe të gjithë që quhen Stefan unë  i quaj Steki. Mirë është shumë këtu, punojmë dhe aspak nuk më duket e rëndë, kam mësuar gjithçka dhe edhe pak do të mësoj që të bëhem barist sepse ende jam kamarier. Ndonjëherë ka shumë punë ndonjëherë më pak, pra turni i parë ka më shumë klientë ndërsa i dyti më pak”, potencoi Zhivko Kosteski.

Ndërsa Mario është baristi i lokalit. Ai tregon se të gjithë klientët që vijnë në kafene dalin të kënaqur nga pijet e përgatitura nga ai.

Këtu punoj tani më 9 muaj, 3 muaj isha në trajnime dhe shumë mirë kaloj me kolegët dhe merremi vesh shumë mirë. Klientët asnjëherë nuk bëjnë probleme dhe gjithmonë nga këtu dalin shumë të kënaqur, të lumtur dhe të buzëqeshur. Është interesante të punosh këtu, njihesh me njerëz të ri, me kultura dhe religjione të ndryshme”, deklaroi Mario Stojanoviq.

Ndërsa Dragani është punëtori më i ri i lokalit.

“Unë jam kamarier dhe këtu është gjithçka e bukur dhe mirë”, tha Dragani.

Edhe Gjorge dhe Zllatko pajtohen me mendimin e kolegëve të tjerë, se të punosh nuk është aspak e vështirë.

“Këtu është shkëlqyeshëm, argëtohemi me kolegët, shoqërohemi, bëjmë shaka dhe kështu kalon dita. Ndërrimi i parë është nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 15.30 ndërsa i dyti nga 15.30 deri në 22, por për mua të dy ndërrimet janë njëjtë”, u shpreh Gjorge.

“I shërbej klientët dhe ju ndihmoj të gjithë kolegëve. Aspak nuk e kam të vështirë”, tha Zllatko Miceski.

Këta djem janë vetëm disa nga 20 punëtorët e tjerë të cilët kanë kryer trajnime për përgatitjen e koktejve dhe shërbimeve të tjera në kuadër të punës në kafene.

“Këto persona që këtu sot i shohim të gjithë kanë nga një pengesë, qoftë ajo fizike ose inteletktuale, por kur i shihni  se sa mirë janë të aftë për shërbime gatimi dhe edhe vet i provuam  sa sa koktele të mira përgatisin.Projektet e tilla janë njëra nga mënyrat baze se si ngritet vetëdija tek pjesa tjetër e qytetarëve  se edhe këta persona mund të funskionojnë dhe jam krenare që jam pjesë e këtij trajnimi”, thonë nga Organizata “Për fëmijëri të lumtur”.

Dita e sotme për ata ishte si aktivitet final, në kuadër të projektit “Pengesa është çështje perceptimi” që e zbatoi “Instituti për media dhe diferenca” nga Londra, Instituti i mediave të Maqedonisë dhe Këshillit nacional i Maqedonisë, ndërsa si projekt është financuar nga Bashkimi Evropian.