Nuk ka konfirmim nëse Janeva ka dhënë dorëheqje

TË FUNDIT

Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk ka marrë as ka ndonjë sinjal se do të merret një letër për aktivizimin e dorëheqjes së prokurores Speciale Katica Janeva.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Aco Kolevski theksoi se ende nuk ka arritur asnjë shkresë, në momentin që do të mbërrin opinioni do të njoftohet.

Sipas mediave letra është dërguar dje pasdite, ndërsa nga Këshilli dje informuan se deri në përfundimin e orarit të punës nuk ka arritur asnjë letër. Kolevski tha se nëse arrin ata menjëherë do ta rishikojnë dhe do të vendosin për procedurën e mëtejshme.

Dje Komisioni i zgjedhjeve dhe emërimeve unanimisht dhe pa debat vendosi për shkarkimin e Janevës.