Janeva ka urdhëruar që të gjitha hetimet e PPS-së të dorëzohen në PP

TË FUNDIT

Katica Janeva përmes institucionit ndëshkues “Burgu Shkup” i ka autorizuar të gjithë prokurorët e PPS-së që të gjitha lëndët që i udhëheq PPS-ja të dorëzohen në PP të RMV-së.

“Gjatë ditës së djeshme deri në këtë Prokurori publike, nga ana e gjykatës penale Shkup është dorëzuar autorizimi që Katica Janeva përmes Institucionit ndëshkues “Burgu Shkup” ia dorëzon kësaj prokurorie publike. Me këtë autorizim Janeva i autorizon prokurorët e PPS-së që t’i dorëzojnë lëndët në Prokurorinë publike të RMV-së, siç janë: lëndët për vepra penale që janë në procedurë gjyqësore, në hetim apo në parahetim.

Duke pasur parasysh ligjin për PPS-në dhe përcaktimet për autonomin e Prokurorisë, gjatë ditës së sotme do të dërgohet shkresë deri te Prokuroria publike e RMV-së me qëllim që prokurori publik i RMV-së t’i marrë informacionet e nevojshme  për këtë autorizim, pas çka do të merret vendim për veprimin e mëtutjeshëm”, thanë nga PPS-ja.