BE pranon shtyrjen e Brexit deri më 31 janar

TË FUNDIT

Vendosin për datën

Vendosin për datën

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të shtyjë Brexit deri më 31 janar 2020, sipas një postimi në Twitter nga presidenti i Këshillit Evropian.

Donald Tusk tha se blloku do të lejojë një të ashtuquajtur “fleksension” që do të thotë që Mbretëria e Bashkuar mund të largohej para afatit nëse një marrëveshje do të aprovohej nga Parlamenti, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, deputetët përgatiten të votojnë propozimet e kryeministrit, Boris Johnson për një zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

SNP dhe Lib Dems kanë propozuar gjithashtu një zgjedhje në 9 dhjetor.

Kjo është shtyrja e tretë e afatit për Brexit./21Media