Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës

TË FUNDIT

Në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës, gjegjësisht shigjetat e orës kthehen për një orë mbrapa.

Përllogaritja dimërore e kohës do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur duhet të fillojë përllogaritja verore e kohës.

Në vitin 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e detyrueshëm të ndërrimit të orës për një orë në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi ishte aprovuar nga Parlamenti Evropian, por çdo anëtare e Bashkimit Evropian ka mundësi të zgjedhë nëse do të qëndrojë me llogaritjen verore apo dimërore të kohës.