BE kohë shtesë për Brexit

TË FUNDIT

Afati i ri pas zgjedhjeve të parakohshme

Afati i ri pas zgjedhjeve të parakohshme

Zgjatja e afatit për Brexit është konfirmuar menjëherë pasi pasi ambasadorët në 27 vendet anëtare u dakorduan me shtyrjen e daljes së Britanisë nga blloku, më pak se një javë para afatit aktual të 31 tetorit. “Puna do të vazhdojë gjatë fundjavës, Të gjithë kërkuan një vendim sot. Por Franca kishte një problem me këtë dhe donte të priste deri të hënën – të martën për të parë se çfarë ndodh në Londër,” ka thënë një zyrtar i BE duke shtuar se të dërguarit do të takoheshin përsëri në Bruksel të hënën ose të martën.

Të dërguarit e BE-së, të cilët u takuan për rreth dy orë, kishin për të diskutuar për gjatësinë e një vonese të tretë për Brexit, por diplomatët thanë se ata nuk kishin dëshirë të caktonin një datë, sepse kjo mund të ndikonte në drejtimin e ngjarjeve politike në Londër.

Kryeministri Boris Johnson , në një letër drejtuesit të opozitës Jeremy Corbyn të enjten kishte thënë se ai do t’i jepte parlamentit më shumë kohë për të aprovuar marrëveshjen e tij për Brexit deri më 6 nëntor, por ligjvënësit duhet të deklarohen të hënën për zgjedhjet e dhjetorit, përpjekjen e tretë e Johnson për një votim të parakohshëm. “Zgjatja e kësaj paralize në vitin 2020 do të kishte pasoja të rrezikshme. Nëse fitoj një shumicë në këto zgjedhje, atëherë ne do të ratifikojmë marrëveshjen e madhe të re që kam negociuar, do të bëjmë Brexit të bëhet në janar dhe vendi do të vazhdojë më tej”, ka shkruar Johnson./21Media