Dreri mbyti gjuetarin – RTV21

TË FUNDIT

Kjo tragjedi është në listën e vdekjeve të çuditshme që lidhen me gjuetinë

Kjo tragjedi është në listën e vdekjeve të çuditshme që lidhen me gjuetinë

Një gjuetar 66-vjeçar humbi jetën pak minuta pasi qëlloi me armë drerin. Kur shkoi të shihte nëse e kishte vrarë, kafsha u tregua e zgjuar dhe e sulmoi duke ia marrë jetën.

Zyrtarët konfirmuan se Thomas Alexander vdiq të martën pranë Yelleville, Arkansas.

“Kam punuar për komisionin “Luaj dhe Peshko” prej 20 vitesh dhe është një prej gjërave më të cuditshme që ka ndodhur”, tha zëdhënësi i agjensisë për Keith Stephens.

Sipas tij, Alexander ra pre e kurthit të drerit që bëri sikur kishte ngordhur dhe u ngriti ta sulmonte, transmeton rtv21.tv.

 

Një sulm i ngjashëm nga një dre i plagosur ka ndodhur në Arkansas të jugut në vitin 2016, por gjahtari në atë rast mbijetoi.

Komisioni i Lojërave dhe Peshkut në Arkansas ka dërguar dy njësi për të kërkuar drerin, por kanë qenë të pasuksesshme. Nuk dihet nëse i mbijetoi apo jo incidentit./21Media