Prindër të nxënësve të shkollës fillore “25 maji” në Hasanbeg kanë protestuar këtë mbrëmje kundër vendimi të kryetarit të Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, për shkarkimin e drejtorit, raporton TV21.
Ata thonë se kryetari në vend që të shpallë konkurs për zgjedhjen e një drejtori të ri, e ka shkarkuar drejtorin e deritanishëm Fadil Murtezani dhe ka emëruar Ibe Mustafën si ushtruese detyre me mandat 6 mujor.
Kjo gjë përveç se e ka revoltuar drejtorin e deritanishëm, ka bërë që te reagojnë edhe prindërit të cilët pas një mbledhjeje në bashkësinë lokale kanë vendosur që nëse vendimi nuk anulohet, nga dita e enjte do të fillojnë bojkot të mësimit./TV21
Banorët e #Hasanbegut në protesta kundër shkarkimit të drejtorit të SH.F "25 Maj-i" kërkojnë politika larg arsimit
Gepostet von TV21 am Dienstag, 22. Oktober 2019
