“Civil” kërkon të shqyrtohet data e zgjedhjeve

TË FUNDIT

Partitë politike kanë shpejtuar për caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë nga organizata joqeveritare Civil, e cila me vite bën vëzhgimin e proceseve zgjedhore. Xhabir Deralla thotë se lista zgjedhore ende nuk është e pastruar, ndërsa nuk ka kohë as për intervenime në kodin zgjedhor.

“Me  pritje gjysmë viti, ne nuk fitojmë zgjedhje të shpejta të parakohshme, do të kemi zgjedhje të parakohshme që janë vetëm gjysmë viti para atyre të cilat duhej të jenë të rregullta.. Nëse duhet të ketë zgjedhje, Civil u kërkon institucioneve dhe partive politike të rishqyrtojnë vendimin e tyre për të shkuar në zgjedhjet më 12 Prill. Zgjedhjet të mbahen deri në janar më së voni dhe mundësisht në dhjetor”, tha Xhabir Deralla.

CIVIL kërkon që të bëhet revizion për financimin e partive politike.

“30 herë janë shtuar të dhënat në Kodin Zgjedhor, që do të thotë, mund ta krahasojmë me djathin zviceran, në të përdoren vetëm vrimat për të kryer aktivitete të caktuara në procesin zgjedhor sesa vetë zgjidhjet ligjore. Lista e votuesve është në gjendje shumë të keqe”, theksoi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.

Nga CIVIL kërkojnë që partitë politike të ngadalësojnë me fushatën, të ndërprenë me lajmet e rrejshme dhe keqpërdorimin e fëmijëve në tubime partiake.