Vazhdojnë protestat në Kili
Vazhdojnë protestat në Kili
Deri tani 11 persona kanë vdekur nga dhuna dhe protestat në Kili. Ndërsa dhuna dhe protestat në vend vazhdojnë për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.
Kryebashkiakja e kryeqytetit Santiago, Karla Rubilar tha se ata e kanë marrë mesazhin e protestuesve, transmeton rtv21.tv.
“Ne po mundohemi të rikthejmë paqen te njerëzit. E morëm mesazhin tuaj, por për ta realizuar atë duhet të dialogojmë në paqe”, tha ajo.

Linja ajrore e Kilit, LATAM Airlines Group tha në një deklaratë se kishte anuluar mbi 200 fluturime ndërmjet mbrëmjes së të dielës dhe mëngjesin e së të hënës, duke ndikuar në fluturimet ndërkombëtare dhe vendase./21Media
