Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të liderëve në Vilën Vodno, në deklaratë për media theksoi se në takim është biseduar për çështje të rëndësishme për vendin, ndërsa sa u përket mbajtjes së zgjedhjeve më 12 prill. Sela tha se lajmi për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 12 prill të viti 2020 është një sihariq i mirë për opozitën dhe të gjithë opozitarët.
“Lajmi për zgjedhje të parakohshme është një sihariq i mirë për opozitën dhe të gjithë opozitarët dhe të gjithë ato të cilët mendojnë se ka ardhur koha të vijë ndryshimi dhe të kthehet shpresa edhe tek një pjesë e shoqërisë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, data e zgjedhjeve është 12 prilli. Bashkarisht u morëm vesh që më 12 prill të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët.
#🔴 [LIVE] Зијадин Села по лидерската средба
#🔴 [LIVE] #ZiadinSela mobilizohuni për ndryshimin me 12 Prill! #ЗијадинСела по лидерската средба
Gepostet von TV21 am Sonntag, 20. Oktober 2019
