Pendarovski: Të gjithë qendrojmë pas idesë që RMV sa më shpejt ta shohim në BE!

TË FUNDIT

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit të liderëve me të cilën fokusi i bisedës ka qenë për mosmarrjen e datës, raporton TV21.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski në konferencë për media bëri të ditur se tashmë ka përfunduar vetëm pjesa e parë e takimit të liderëve me të cilën është biseduar vetëm për mosmarrjen e datës nga Këshilli Evropian për fillimin e negociatave. Pendarovski tha se të gjithë qendrojnë pas idesë që Maqedoninë e Veriut sa më shpejt ta shohim në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se takimi i liderëve do të vazhdojë në pjesën e dytë ku do të bisedojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Të gjithë liderët qendrojnë pas idesë se Maqedonia e Veriut sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojë negociatat me Bashkimin Evropian për t’u bërë anëtare e Unionit” tha Pendarovski.

🔴 [LIVE] Прес конференција на претседателот на РСМ Стево Пендаровски по лидерската средба

🔴 [LIVE] Presidenti #StevoPendarovski flet për gjysmën e parë të takimit me liderët e partive politikeПрес конференција на претседателот на РСМ Стево Пендаровски по лидерската средба

Gepostet von TV21 am Sonntag, 20. Oktober 2019