Vetëvritet 10 vjeçarja
Vetëvritet 10 vjeçarja
Një vajzë 10 vjeçare vrau veten pasi u ngacmua në shkollë thuhet në raportin e policisë.
Allison Ruth Wendel, u gjet e vdekur të dielën nga motra e saj nëntë vjeçare në shtëpinë e tyre në Santa Ana të Californisë.
Detektivë nga Departamenti i Policisë në Santa Ana kanë vizituar Shkollën Fillore Hazard, aty ku Allison vijonte mësimet. Ata do t’i intervistojnë të gjithë ata që e njohën viktimën.

Dyshohet se vajza ka qenë e ngacmuar nga shoqëria e saj në shkollë gjatë gjithë kohës. Hetimet për vdekjen e vajzës janë duke vazhduar, transmeton rtv21.tv
Ndërsa, prindërit e Allison kanë thënë se ata gjithmonë kanë pasur qasje në telefonin e vajzës së tyre për ta kontrolluar se mos vajza po ngacmohej nga shokët e shkollës./21Media

