Protestuesit tentojnë t'ia marrin armën policit

TË FUNDIT

Protestat në Hong Kong

Protestat në Hong Kong

Mijëra protestues në Hong Kong, ditëve të fundit po maroshojnë kundër një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë.

Protestat në Hong Kong nisën në qershor. Edhe pse më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja. Qindra protestues sulmuan zyret qeveritare, duke hedhur gurë dhe koktej molotovi.

Ndërsa ndaj protestuesve, policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. Nga pamjet shihen se si protestuesit sulmojnë një polic duke tentuar t’ia marrin armën.

Që prej se kanë nisur protestat në Hong Kong, mbi 1300 persona janë arrestuar./21Media