Dënimi i qeveritarëve të Katalonisë
Dënimi i qeveritarëve të Katalonisë
Gjykata Supreme e Spanjës dënoi me 100 vjet burgim ish anëtarët e Qeverisë së Katalonisë për Referendumin e mbajtur për pavarësi. Ministri për Punë të Jashtme i Qeverisë së Katalonisë, Alfred Bosh ka deklaruar se një vendim i tillë është marrë edhe pse referendumet janë të ligjshme në Spanjë, e edhe më keq, një vendim i tillë është marrë në shekullin 21 në zemër të Bashkimit Evropian.
Dënimin Bosh e ka quajtur një gabim të tmerrshëm të Spanjës, duke theksuar se vetëm dialogu mund ta zgjidhë problemin që kanë Spanja me Kataloninë. “Gjyqi dëshmon se kjo çështje nuk është më punë e brendshme e Spanjës, por është një krizë evropiane e botërore. Ose bota ndërhyn, ose konflikti do të rritet edhe më tepër”, ka deklaruar Bosh.
Ministri katalonas shton se e ardhmja e gjeneratave, dhe jo vetëm atyre katalonase apo spanjolle varet nga kjo çështje. “Evropë, topi tani është në fushën tuaj”, përfundon Bosh reagimin e tij./21Media
