Në rrugë për Luksemburg dhe Bruksel, sy më sy me historinë para vendimit final, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar për Luksemburg dhe Bruksel në konsultime të fundit dhe bisedime me përfaqësues të BE-së në takimin ministror për punë të përgjithshme (GAK), ku në rend dite do të gjendet vendimi për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Pavarësisht nëse vendimi do të jetë sot ose nesër, do të jetë PO ose JO, për ne dielli edhe më tej do të lind në Perëndim”, shkruan zëvendëskryeministrë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në Facebook.

