Çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje në botë

TË FUNDIT

Burrat vetëvriten më shumë sesa gratë

Burrat vetëvriten më shumë sesa gratë

Numri i njerëzve në të gjithë botën që kryejnë vetëvrasja është në rënie përveç në Amerikë. Çdo vdekje është një tragjedi për familjen, miqtë dhe kolegët. Megjithatë, vetëvrasjet janë të parandalueshme.

Sipas shifrave të reja të Organizatës Botërore të Shëndetit, çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje. Midis 2010 dhe 2016, shkalla globale e vetëvrasjeve u ul me 9.8%, thotë organi shëndetësor i Kombeve të Bashkuara.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të përfshijnë strategji të provuar të parandalimit të vetëvrasjeve në programet kombëtare të shëndetit dhe arsimit në një mënyrë të qëndrueshme,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se afër 800,000 njerëz vdesin nga vetëvrasjet çdo vit, më shumë se ata që humbën nga malarja, kanceri i gjirit apo lufta, transmeton rtv21.tv.

Vetëvrasjet, po konsiderohen një “çështje serioze globale e shëndetit publik”. Derisa vetëm 38 vende kishin strategji të parandalimit të vetëvrasjeve.

Në të gjithë botën, më shumë burra vranë veten sesa gratë. Vendet e vetme ku shkalla e vetëvrasjeve u vlerësua të ishte më e lartë te gratë sesa burrat ishin Bangladeshi, Kina, Lesoto, Maroku.

OBSH thotë se hapat që kanë ndihmuar në zvogëlimin e vetëvrasjeve përfshijnë edukimin e mediave se si të raportojnë me përgjegjësi mbi vetëvrasjen, identifikimin e hershëm të njerëzve në rrezik dhe ndihmimin e të rinjve të krijojnë aftësi që i ndihmojnë ata të përballen me streset e jetës./21Media