Vrasje në familje
Vrasje në familje
Nëna vrasëse, Sarah Barrass bëri postime në Facebook në lidhje me vrasjen vetëm disa muaj para se t’i vriste dy fëmijët e saj dhe pastaj edhe katër të tjerë.



Ajo kishte postuar një foto ku shënonte,”Vrasja është si patate të skuqura; Ju nuk mund të ndaleni me vetëm një”.

Ajo e bëri këtë postim në korrik të vitit të kaluar dhe 10 muaj më vonë, së bashku me anëtarët e familjes Brandon Machin, vranë djemtë e saj adoleshentë Tristan, 13 vjeç dhe Blake Barrass, 14 vjeç.
Barrass, 35, dhe Machin, 37, të dy gjithashtu u deklaruan fajtor për vrasjen e gjashtë fëmijëve të Barrass, përfshirë Tristan dhe Blake, transmeton rtv21.tv.
Ajo postoi edhe një postim tjetër, të një korrësit të zymtë, duke mbajtur një kosë të gjakosur, me përshkrimin “Po vjen për ty”.

Dënimi pritet të ndodhë në muajin tjetër, të cilët sipas gjykatësit të lëndës, ata mund të kalojnë tërë jetën e tyre në burg.
Vrasja ndodhi më 24 maj të këtij viti./21Media
