I dyshuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13, sot do të jap dëshmi para prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska, raporton TV21.
Prokuroria dy javët e fundit ka shqyrtuar dëshmitë, ekspertizat e celularëve, si dhe deklaratat e dëshmitarëve.
Jovanovski gjendet në paraburgim në burgun e Shkutkës.
Përveç Jovanovskit në rastin “Reket” dyshohen edhe Zoran Milevski – Kiçaec dhe ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva.
