Zaev: Reformat i zbatojmë në konsensus me opozitën!

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë takimit me ministrin federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë Aleksander Shallenberg, theksoi se vendimi pozitiv nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut është motivim i fuqishëm që nëpërmjet vlerave evropiane të kontribuojmë në zhvillimin e shtetit tonë dhe rajonit, raporton TV21.

“Vendimi pozitiv nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të BE-së më RMV- në, për institucionet dhe për qytetarët do të thotë vazhdimi i motivimit të fuqishëm që nëpërmjet vlerave evropiane të kontribuojmë në zhvillimin e shtetit tonë dhe rajonit. Marrëveshja e Prespës është shembull i rrallë nëpërmjet të cilit me dialog të sinqertë për çështje të ndjeshme arritëm në zgjidhjen e çështjes të hapur dypalëshe shumëvjeçare, reformat i zbatojmë në konsensus me opozitën, fuqimisht jemi të përcaktuar për sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit nëpërmjet shembujve konkret që ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë. RMV-ja është shembull i mirë se duke i zbatuar në vepër vlerat evropiane, rezultatet janë të pashmangshme” , u shpreh kryeministri Zoran Zaev.