Nesër i dyshuari i parë për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski –Boki 13, do të jap dëshmi pas kontrollit të dëshmive.
Sot skadon afati për kontroll të dëshmive, kështu që i dyshuari i parë nesër do të jap dëshmi, raporton TV21.
Para disa ditëve Gjykata nuk e pranojë kërkesën për heqjen e paraburgimit dhe zëvendësimit me paraburgim shtëpiak.
Gjithashtu edhe e dyshuara e tretë për rastin “Reket” Katica Janeva duhet të thirret për dëshmi.
Ndërsa i dyshuari i dytë Zoran Milevski-Kiçeec është në paraburgim shtëpiak.
