Në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pranoi humbjen
Para gazetarëve Veseli deklaroi se kanë punuar shumë për t’i fituar këto zgjedhje, mirëpo nuk i fituan, shkruan rtv21.tv.
Ai shtoi se e pranojnë verdiktin që e kanë dhënë qytetarët , duke bërë të ditur se PDK do të kalojë në opozitë, ku do të vazhdojë t’i shërbejë kombit dhe shtetit.
Ai përfundoi fjalën e tij duke falënderuar aktivistët dhe anëtarët e PDK-së, duke theksuar se është krenarë me ta./21Media
