Popovski lavdërohet për transperencë të Qeverisë, por jo edhe të Administratës

TË FUNDIT

Ministër pa portofol i ngarkuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski në një intervistë për REL u lavdua për transparencë dhe komunikim të mirë të qeverisë.

Ai tha se qeveria e tanishme bën shpenzime minimale dhe se nuk ka keqpërdorime, as nga ana e ministrave, e as nga drejtorët e ndërmarrjeve publike. Sipas Popovskit, këtë shembull duhet ta ndjekin edhe institucionet e jo vetëm funksionerët e lartë.

Popovski tha se ka ndodhur që shpesh që administrata të mos jetë e gatshme t’i prezantojë faktet dhe argumentet siç është pritur. Dhe këtu padyshim ka shumë për të punuar, sepse nëse pjesa tjetër e sistemit nuk funksionon, ne nuk mund të thomi që kemi arritur transparencën që u kemi premtuar qytetarëve. Në shumë segmente duhet të rregullojmë gjërat që të jemi të hapur plotësisht, u shpreh Robert Popovski.

“Para së gjithash është përmirësuar siguria në komunikim. Ju shumë mirë e dini, vetëm Zoran Zaev sa është komunikativ, sa komunikon me të gjithë. Dhe jo vetëm ai, por edhe të gjithë ne. mos kërkoni nga ne që mos të komunikojmë. Megjithatë ne kemi ndërmarrë rreziqe dhe nuk funksionojmë sipas asaj edhe një mandate mbi çdo kusht. Jo, ne vendosim standarde në shoqëri. Standardet nënkuptojnë qeverisje me përgjegjësi, qeverisje të hapur, që nënkupton mbikqyrje në të gjitha aktivitetet, në shpenzime, në të holla, në politika. Gabojmë, ne njerëz jemi, mirëpo asnjëherë nuk guxojmë të mbyllemi dhe të mos komunikojmë”, deklaroi Robert Popovski.