Apeli e hedh poshtë ankesën, Boki 13 mbetet në “Shutkë”

TË FUNDIT

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e Bojan Jovanovskit – Boki 13, pas vendimit të Gjykatës Penale për vazhdimin e masës paraburgim për të dyshuarin e pare në rastin “Reket”, raporton TV21.

Boki 13, dje në seancë publike kërkoi shfuqizim të paraburgimit dhe zëvendësim të masës me paraburgim shtëpiak, për shkak të siç tha, gjendjes së keqe shëndetësore. Në seancën e djeshme mori pjesë edhe avokati Sasho Dukovski.

“Për këtë rast duhet të jem i gjallë, e jo i vdekur, kurse gjendja ime shëndetësore është në rrezik për jetë, tha Boki 13 gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë.