Lajm i mirë për administratorët, rriten pagat për 5%

TË FUNDIT

Rrogat në administratë do të rriten për 5% që nga muaji shtator 2019.  Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi sot me procedurë të shkurtuar ndryshimet e Ligjit për pagesë të rrogave. Deputetët votuan nevojën për miratim të ligjit me procedurë të shkurtuar, raporton TV21.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i angazhoi kryetarët e dy trupave kuvendor – Komisionit për punë dhe politikë sociale, si Komision amë, dhe Komisionit ligjdhënës-juridik, të mbajnë mbledhje për ta shqyrtuar dhe të deklarohen për propozimin.