Sot herët në mëngjes në portin e athinas Pireas, kanë arritur 215 refugjatë dhe emigrantë nga ishulli Lezbos, të cilët do të sistemohen në qendra pranimi në rajonin e Atikës dhe Peleponezit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, bëhet fjalë për transferimin e tretë të refugjatëve dhe emigrantëve në periudhën prej vetëm një jave me qëllim të ulet numri i i personave të vendosur në qendrën e pranimit Moria në Lezbos. Të mërkurën e kaluar u larguan 110 persona, ndërsa të premten 350, ndërkaq është planifikuar të dielën të transferohen edhe 400 refugjatë dhe emigrantë.
Në qendrën e pranimit Moria, më 29 shtator 2019, në pajtim me të dhënat zyrtare të qeverisë greke, në hapësirë me kapacitet të pranojë 300 persona, janë vendosur 12.662 refugjatë dhe emigrantë.
