659 shkelje për mosmbajtje të maskës, 627 persona në izolim ose vetizolim

TË FUNDIT

659 persona në 24 orët e fundit nuk e kanë respektuar masën për mbrojtje personale, duke mos mbajtur maska në fytyrë, informon Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Nga ajte po ashtu njoftojnë se mes datava 19 dhe 20 qershor në gjithë territorin e vendit janë dhënë 366 vendime për izolim, ndërsa 261 persona kanë firmosur deklaratë për vetizolim.

Gjatë kontrolleve policore për të parë nëse po respektohet kjo masë nga ana e personave që duhet të jenë në izolim ose vetizolim, zyrtarët policorë kanë regjistruar 4 persona që nuk i kanë respektuar këto masa./TV21