Qeveria shkurton 4 milionë euro të parapara për financimin e partive politike

TË FUNDIT

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi shkurtimin e 4 milionë eurove, mjete të parapara për partitë politike për vitin 2020. Për këtë në Facebookun e saj ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë Retana Deskoska, e cila ka shkruar se “Qeveria miratoi Dekretin për Ligjin për partitë politike me çka zvogëlohen mjetet financiare për partitë politike”. Madje në fotografinë që Deskoska ka shpërndarë shkruhet: “Në vend të pagesës për partitë politike, 4 milion euro do të qëndrojnë në buxhet”.

Në vend të 0,15% nga buxheti, partitë politike do të marrin vetëm 0,04%, ose e shprehur në shifra, nëse për financimin e partive politike këtë vit do të duhej të paguheshin 320 milionë denarë, me Dekretin me fuqi ligji për financimin e partive politike për vitin 2020, tani në total do t’u paguhen 71.480.556 denarë./TV21

Владата само што ја усвои Уредбата за Законот за политички партии со која ги намаливме средствата за финансирање на полтичките партии!

Gepostet von Рената Дескоска am Freitag, 19. Juni 2020