Spitali i Qytetit “Borka Taleski” në Prilep u pajis me aparaturë të re, janë meremetuar dhe modernizuar reparti akusherik, ambulancat, ndërsa pas 15 viteve është hapur edhe Qendra e Urgjencës dhe Triazhi i pacientëve, konstatuan sot kryeministri Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtori i Spitalit Dragan Bogojeski dhe kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski gjatë shqyrtimit të reparteve të renovuara, të aparaturës së re në Spital.

Sipas kryeministrit Spasovski, krijuam resurse, sistem serioz shëndetësor, pajisje mjekësore dhe njohuritë e punonjësve shëndetësorë, që të përballemi edhe me valën aktuale të koronavirusit.
“Në tre vitet e kaluara, si kurrë më parë, u përkushtuam në përparimin e punës së vetëqeverisjes lokale, në investim në projekte të infrastrukturës në komuna në të gjithë shtetin. Rezultatet i shohim sot, dhe i konstatojmë çdo ditë. Do të doja ta shfrytëzoj rastin të theksoj dhe të shpreh falënderim, në emrin tim personal, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të kësaj komune për donacionin prej 50.000 euro (në shtretër special spitalor dhe ndihmëse invalidore), i cili në maj në spital kanë mbërritur nga kompania turke “ALIM ORMAN URUNLERI”, me çfarë tregohet se solidariteti dhe përgjegjësia shoqërore vjen veçanërisht në shprehje ne gjendje krize dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme për miqësinë e sinqertë midis qytetarëve të të gjitha shteteve”, theksoi Spasovski.
Ministri Filipçe theksoi se renovimi i modernizimi i sistemit shëndetësor është më shumë se i nevojshlm.
“Me renovimin e Repartit Gjinekologjik dhe Obstetrik, lehonat nga i gjithë rajoni do të kenë mundësi të kujdesen dhe siguruar një qëndrim të këndshëm. Në një pandemi të këtillë dhe krizë botërore, bëhet e qartë sa është i rëndësishëm shëndeti publik”, tha Filipçe.

Dragan Bogojeski, drejtor i Spitalit të Prilepit “Borka Taleski” konsideron se spitali është pothuajse i pajisur, vetëm mungon rezonanca magnetike për mbrojtje të plotë shëndetësore të rreth 100.000 banorëve të rajonit.
Kryetari i Prilepit Jovanoski i potencoi përpjekjet e institucioneve shëndetësore në Prilep në përballjen me pandeminë si dhe qytetarët të cilët u përmbahen masave./MIA


