Milevski: Investohet në rrugën rajonale në Orman dhe kënd lojërash multifunksional në Kondovë

TË FUNDIT

Filloi ndërtimi i rrugës rajonale nga fshati Orman deri te Komuna Çuçer Sandevë për avancimin e zhvillimit rural në këtë rajon. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për rrugën investon tre milionë denarë, ndërsa do të realizohet përmes Qendrës për Zhvillim të Rajonit planor të Shkupit. Inspektim në terren sot kanë kryer ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, kryetari i Komunës Gjorçe Petrov Aleksandar Naumovski dhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit planor të Shkupit Lubço Mickovski.

“Investimi në rrugën rajonale nga fshati Orman deri në Çuçer Sandevë është me rëndësi për infrastrukturën rrugore, për avancimin e zhvillimit rural dhe lokal, me këtë edhe zhvillim të rajonit të Shkupit. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për këtë projekt ka ndarë tre milionë denarë. Me kryetarin Naumovski jemi në inspektim për projektin i cili është në fazë fillestare. Me projekte të këtilla në fshatrat do të ulet migrimi fshat – qytet dhe njëherit do të ketë siguri më të madhe në rrugë dhe do të ketë funksionim të papenguar në komunave përreth lidhur me komunikacionin me qytetin e Shkupit”, deklaroi ministri Milevski.

Kryetari Naumovski, siç theksohet në kumtesë, theksoi se ndërtimi i rrugës lokale është kyç për jetën e qytetarëve.

Siç informon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Milevski ka pasur takim pune edhe me kryetarin e Sarajit Blerim Bexhetin në Kondovë për projektin “Sport për të gjithë, shëndet për të gjithë – Ndërtim të këndit multifunksional inovativ  të lojërave”, që është në fazë përfundimtare.

“Vetë projekti sport për të gjithë, shëndet për të gjithë do të kontribuojë me këtë kënd funksional inovativ të lojërave në Kondovë. Me kryetarin Bexheti dhe drejtorin e Rajonit planor të Shkupit pamë se projekti është në fazë përfundimtare dhe së shpejti me këtë këndë lojërash banorët do të krenohen. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka marrë pjesë me mbi 394 mijë denarë, ndërsa mjetet shtesë ishin në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. I inkurajoj edhe komunat e tjera në të ardhmen të aplikojnë për projekte të këtilla në të cilat do të kenë komponentë primare,  ndërsa kjo është për shëndetin e qytetarëve, që të kemi komb të shëndoshë”, thotë Milevski.

Qëllimi i projektit  është që të përmirësohet cilësia e programit arsimor dhe edukimi fizik në mjediset rurale përmes targetimit të përfitimeve nga bërja sport dhe mënyrës së shëndoshë të jetesës. Projekti e implementon Qendra për Zhvillim të Rajonit planor të Shkupit në suaza të komponentës inovative të projektit kombëtar “Zhvillim të barabartë të qëndrueshëm  rajonal inkluziv”.

Sipas kryetarit Bexheti, ky projekt nevojitet për nxënësit të cilët mësojnë në shkollë. Projekti është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Komuna e Sarajit në vlerë prej rreth dy milionë denarë.

Mickovski deklaroi se këto dy projekte janë për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit nga programi i Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal./MIA