Vala e dytë e koronës erdhi më herët se sa e prisnim, jemi të gatshëm të ndërhyjmë, thotë Filipçe

TË FUNDIT

Masat absolutisht u sollën në bazë të analizave në çdo moment me kohë dhe ishin në pajtim me të gjitha rekomandimet dhe kriteret e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe nuk ka masë që nuk është ndërmarrë, megjithatë kjo valë që rrodhi nga ngjarje që i identifikuam saktë nga e pyetësorëve epidemiologjikë, ishte diçka mirë që reaguam mirë në këtë moment.

Këtë e vlerësoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp, në pyetjen e gazetarëve “nëse sistemi shëndetësor ka kapacitet të përballet me këtë situatë dhe nëse do ta paguajmë çmimin e strategjive dhe masave të këqija që u sollën gjatë periudhës së kaluar”.

“E dimë saktë se me çka disponojmë dhe jemi të gatshëm të intervenojmë, madje edhe në rast se kemi edhe numër më të madh të pacientëve. Ne me krizë të këtillë, ndërkaq asnjë vend në botë nuk është përballur dhe konsideroj se reaguam mirë dhe mirë po menaxhohet. Vala e dytë erdhi më herët nga që pritnim, por kjo është trend çdokund në rajon”, theksoi Filipçe.

Janë analizuar shkaqet përse erdhi deri te kjo rritje, janë analizuar masat cilat dhe kur janë vendosur në vendin tonë, është konsultuar edhe OBSH-ja, informoi ministri Filipçe dhe potencoi se nuk ka masë që nuk është zbatuar apo diçka që është lëshuar apo është bërë në tajming të gabuar.

“Ajo që ishte e pazakontë dhe u përpoqëm ta analizojmë, ishte se si tek ne po ndodhë, ndërsa jo në vendet përreth për një rritje të numrit të rasteve të reja, posaçërisht duke i pasur parasysh karakteristikat e ngjashme në të gjitha vendet në rajon, masat e njejta identike janë vendosur në tajming identik. Ishim mjaft të sigurt se herët dhe me kohë kemi intervenuar në identifikimin e kontakteve dhe testimin e kontakteve të të sëmurëve me rrezik më të madh, me qëllim që të kemi pasqyrë të pastër në këtë moment të gjendjes epidemiologjike, në mënyrë që të mos na befasojë vala e madhe e pacientëve në një moment të caktuar që tani e kemi dhe numër i cili nuk tejkalon 20 për qind të numrit të përgjithshëm të të diagnostikuarve të rinj”, sqaroi Filipçe.

Në atë kuptim, paralajmëroi, anketim intensiv në terren, identifikim të kontakteve, testim të tyre sipas indikacionit, mund të parashohim se çka do të ndodhë.

Sipas Filipçes, tashmë trendi i njejtë po paraqitet edhe në rajon, është çdokund në të gjitha vendet përreth tashmë me numër serioz të të diagnostikuarve të rinj, që, potencoi, na flet se kemi intervenuar me kohë dhe se me këtë strategji duhet të vazhdojmë.

Kapacitetet janë të gatshme, potencoi, dhe ka numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe pajisje mjekësore dhe tani kur ka me të vërtetë numër të madh të pacientëve, posaçërisht gjatë disa ditëve të kaluara.

Sipas tij, presion më të madh ka tek SPQ “8 Shtatori” dhe Klinika infektive në Shkup.

Edhe njëherë përsëriti se konsultime po bëhen çdo ditë me të gjithë drejtorët në kuptim të asaj nëse duhet zhvendosje e pacientëve, varësisht nga pesha dhe kapaciteti i IPSH-së apo spitalit në brendësi të vendit./MIA