Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.566 testime për Covid-19, prej të cilëve 999 raste kanë rezultuar pozitive.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 21 viktima dhe 711 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 582.489 testimeve, pozitive kanë rezultuar 116.438. Prej tyre, 99.837 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.424. Numri i rasteve aktive është 14.176./TV21
