Në 24 orët e fundit janë regjistruar 934 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 2748 teste të bëra.
Vetëm në Shkup janë 420 raste të reja. Në Kumanovë 35, në Dibër 5, Shtip 20, Prilep 61, Tetovë 58, Strugë 5, Veles 82, Manastir 33, Ohër 23, Kavadar 19, Gostivar 18, Gjevgjeli 13, Strumicë 30, Kriva Pallankë 4, Radovish 7, Krushevë 2, Koçan 22, Probishtip 8, Demir Hisar 2, Pehçevë 1, Berovë 6, Vallandovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 4, Kratovë 4, Shën Nikollë 13, Kërçovë 20, Resnjë 6 dhe Negotinë 8, informon Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21.
Pesë pacientë të infektua kanë ndërruar jetë. 3 nga Shkupi, të moshave 58, 68 dhe 75-vjeçare si dhe dy nga Prilepi të moshave 73 dhe 78-vjeçare. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 454 pacientë të shëruar. 273 nga Shkupi, 15 nga Kumanova, 15 nga Shtipi, 16 nga Prilepi, 21 nga Tetova, 8 nga Struga, 5 nga Velesi, 4 nga Manastiri, 8 nga Ohri, 6 nga Kavadari, 11 nga Gostivari, 7 nga Gjevgjelia, 17 nga Strumica, 2 nga Kriva Pallanka, 10 nga Radovishi, 9 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 2 nga Demir Hisari, 4 nga Berova, 2 nga Vallandova, 1 nga Shën Nikolla, 8 nga Kërçova, 6 nga Resnja dhe 3 nga Negotina.
Për momentin numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 9058 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej nga COVID-19 janë prekur 30488 persona, prej të cilëve 20448 janë shëruar, ndërsa 982 e kanë humbur betejën me virusin./TV21
