90 vjeçarja e para pranoi vaksinën e Pfizer”! Filloi vaksinimi në Britani, në Maqedoni nga vitit i ardhshëm

TË FUNDIT

Një javë para se të mbush 91 vjet, Margaret Keenan nga Britania e madhe, është personi i parë në botë që e ka pranuar vaksinën e Pfizer kundër Kovid-19, pas përmirësimit të saj klinik. Në spitalin lokal në Coventry arriti në karrocë. Para se ta marrë vaksinën asaj iu shpjegua e gjithë procedura, ndërsa u plotësua edhe anketë epidemiologjike.
Keenan e njohur si Merri për miqtë e saj, është ish asistente në shitore për stoli. Ajo ka një vajzë dhe një djalë si dhe katër mbesa.

“Ishte mirë, ishte mirë, aspak nuk isha nervoze. Me të vërtetë ishte mirë, po”, u shpreh Margaret Keenan – personi i parë që është vaksinuar me vaksinën e Pfizer.

Britania e madhe nga e marta filloi të shpërndajë vaksinën Kovid-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNtech. Është vendi i parë evropian që filloi me vaksinimin e popullatës së vet. Vaksinimi do të zhvillohet fillimisht në rajonet e shpallura vatra të virusit korona. Mbretëria e bashkuar është vendi më i goditur evropian nga Kovid-19 me mbi 61 mijë viktima.
OBSH nuk parasheh që vendet do të vendosin vaksinim të patjetërsueshëm kundër Kovid-19, deklaroi dejtoresha e kësaj organizate.

“Mendoj se asnjë vend nuk do të ketë vaksinim të patjetërsueshëm”, tha Ketrin O’Brajan – Drejtore e OBSH.

Por, megjithatë shton se në disa vende, apo në disa situata, siç janë spitalet, duhet të ketë vaksinim të patjetërsueshëm.
Qytetarët e Maqedonisë në fillim të vitit të ardhshëm, me shumë gjasa në shkurt apo mars, do të mund ta marrin vaksinën kundër kovid-19. Vaksinimi do të jetë falas dhe në bazë vullnetare. Prioritet do të kenë punëtorët shëndetësor nga kovid-qendrat si dhe ata që punojnë me pacientë të infektuar apo të dyshuar me Kovid-19, të sëmurët klinik, personat e moshës mbi 65 vjeçe. Fëmijët nuk janë paraparë për vaksinim.

“Kjo vaksinë nuk do të jetë e obligueshme. Njëkohësisht për të nuk do të paguhet. Çdokush që do, mund të vaksinohet”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.


Tashmë janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetar përmes mekanizmit – Kovaks të OBSH dhe të Aleancës globale për imunizim. Sasi shtesë Maqedonia do të mundet drejtpërdrejtë të marrë nga “Astra Zeneka” dhe nga “Pfizer”./TV21