“90 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme nuk duhet të ketë regjistrim të popullsisë”, propozon Siljanovska

TË FUNDIT

Në konferencën për gjendjet e jashtëzakonshme opozitarja VMRO-DPMNE ka treguar vërejtjet e saja për gjendjet e jashtëzakonshme. Deputetja e saj, Gordan Siljanovska ka deklaruar se në ndryshimet ligjore për gjendjet e jashtëzakonshme duhet të parashihet, që gjatë saj, të mos ketë zgjedhje dhe ndryshime në Kushtetutë.

Duke sjellë dhe modele të shteteve tjera, Siljanovska ka propozuar, që 90 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk duhet të organizohen regjistrimi i popullsisë dhe referendumi

“Ja po ju them, paralajmërimi i Komisionit të Venedikut tregoi se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta…. Gjithashtu, në disa kushtetuta por edhe në paralajmërimin e Komisionit të Venedikut thuhet se, nuk duhet të ketë zgjedhje. Ja për shembull Polonia e ka, se 90 ditë pas ndërprerjes së saj, nuk mund të keni regjistrim, të mos ketë referendume për shkak, se për të gjitha këto procese është e nevojshme një situatë politike e qetë, për shkak të asaj që shpesh herë është e kufizuar, ndalesës për tubime. Gjithashtu ndalohet formimi i grupeve gjyqësore ad-hoc”, tha Siljanovska, transmeton TV21.

Ajo nuk pajtohet me deklaratat e pushtetit se gjendja e jashtëzakonshme i gjeti të papërgatirur, pasi siç tha, ka shembuj të shumtë në botë që mund të merreshin në konsideratë nga institucionet e vendit.

“E mira është se kjo përvojë ka modele botërore. Nuk mund të thoni thotë Komisioni i Venedikut. Të thoni thotë Parlamenti Evropian dhe të harroni në paktin kryesor për të drejtat e njeriut, Konventën Evropiane, Konventën Amerikane. Dhe, këtu është mirë që edhe në Kushtetutën tonë kjo ka të drejta më të gjëra, dhe jo vetëm të drejtën për jetë…”, tha Siljanovska.

Ajo ka propozuar që ndryshimet ligjore të parashihet edhe kohëzgjatja e dekreteve me fuqi ligjore, kur përfundojnë, në çfarë kohe duhet të verifikohen nga Parlamenti.