Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1404 testime të realizuara, 98 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Shkup-50, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Berovë-1, Dellçevë-2 dhe Kërçovë-1.
Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 pacientë të shëruar nga virusi korona.
Shkup-46, Shtip-6, Prilep-8, Tetovë-9, Veles-1, Ohër-3, Gjevgjeli-1, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Koçn-2, Makedonski Brod-5, Pehçevë-4, Berovë-4, Vinicë-2, Dellçevë-6, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.
Betejën me virusin korona në 24 orët e fundit e kanë humbur 9 pacientë, një nga Kriva Pllanka (52 vjeç), dy nga Gostivari (60 dhe 62 vjeç), një nga Kumanova ( 60 vjeç ), një nga Velesi ( 70 vjeç), dy nga Shkupi (23 vjeç dhe 71 vjeç), dhe dy nga Strumica (29 vjeç dhe 44 vjeç).
